Marcos Rojo kërkon t’i japë fund mankthit te Manchester United, ku në dy vite e gjysmë është aktivizuar vetëm 15 herë me fanellën e "djajve të kuq".
Argjentinasi kërkon rikthimin në atdhe dhe sipas mediave, futbollisti duket se ka arritur një marrëveshje me Boca Juniors.
Por për t’u transferuar te argjentinasit, më parë 30-vjeçari duhet të prishë me konsensus kontratën me klubin anglez, pasi ekipi i drejtuar nga Miguel Angel Russo nuk dëshiron të paguajë për transferimin e mbrojtësit.
Në rast se Rojo nuk arrin akordin me skuadrën e Solskjaer do t’i duhet të presë në pankinë muajt e mbetur për t’u larguar më pas me parametër zero.