Manaj është i lumtur me çmimin e Sportistit të Vitit në Klinë

Futboll

Manaj është i lumtur me çmimin e Sportistit të Vitit në Klinë

Nga: K.G. Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:29
Manaj është i lumtur me çmimin e Sportistit të Vitit në Klinë

Futbollisti Arb Manaj u shpall sportisti më i mirë për Komunën e Klinës. Manaj ndihet i lumtur për këtë çmim dhe e motivon edhe më shumë.  

Ai është anëtar i skuadrës Keçiorenguc, që garon në ligën e parë turke.

“Nga Komuna e Klinës, pas vlerësimit të jurisë profesionale, më është ndarë çmimi i Sportistit të Vitit 2020.

Falënderoj jurinë për vlerësimin, kryetarin e Komunës për ndarjen e çmimit dhe veçanërisht familjen time për mbështetjen e parezervë.

Ky është një motiv për të vazhduar me punë dhe përkushtim të madh, në arritjen e sukseseve të reja”, ka thënë Manaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat