Trajneri i FC Bayern, Hansi Flick, ka diskutuar mbi afatin kalimtar të janarit.
Bayern janë duke kaluar në një periudhë mjaftë të mirë dhe janë të pozicionuar në vendin e parë në Bundesliga.
Pas 14 ndeshjeve, Bavarezët kanë grumbulluar 33 pikë dhe tani po mendojnë vetëm për ndeshjen e ardhshme kundër Monchengladbach.
Sa i përket afatit kalimtar të janarit, Flick ka konfirmuar se klubi nuk do të bëjë ndonjë transferim në këtë afat kalimtar.
"Unë nuk jam ai lloj i trajnerit që dëshiron lojtarë të rinj në skuadër. Me këta lojtarë që kemi në dispozicion do të jemi deri në fund të sezonit bashkë", u shpreh ai.