Lazio ka zhvilluar një miqësore 40-minutëshe me skuadrën e të rinjve.
Lojtarët që nuk luajtën në ligë dje zhvilluan një lojë me skuadrën e të rinjve duke fituar 6:4.
Tri gola për skuadrën e Inzaghit i shënoi Vedat Muriqi, i cili ende nuk e ka gjetur golin në ndeshje zyrtare.
Muriqi nuk ka bërë shumë me Lazion dhe e ardhmja e tij mund të jetë në huazim te një kampionat më i vogël.