Ballkani nga Theranda vazhdon përgatitjet në Durrës me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi.
Media maqedone, “Ekipa.mk”, njofton se, portieri i Shkëndijes, Bekim Rexhepi, iu bashkua skuadrës Ballkanit.
“Portieri i Shkendijës, Bekim Rexhepi, do të kalojë për gjashtë muajt e ardhshëm (deri në fund të sezonit) në radhët e Ballkanit, anëtar e Superligës së Kosovës. Rexhepi, 24 vjeç, tashmë është bashkuar me përgatitjet e Ballkanit në Durrës, Shqipëri.
Rexhepi ka 19 ndeshje pas vetes në fanellën e Shkendijës, pasi iu bashkua "kuqezinjve" nga Teteksi.
Ballkani pas përfundimit të pjesës vjeshtore është në pozitën e dytë të tabelës (38 pikë), duke mbetur vetëm tre pikë larg nga lideri Drita në betejën për titullin e kampionit”, shkruan media maqedone.