E pazakontë: Shkon në stërvitje me fanellën e rivalëve të përjetshëm, rojet e sigurisë i mbyllin...

Futboll

E pazakontë: Shkon në stërvitje me fanellën e rivalëve të përjetshëm, rojet e sigurisë i mbyllin...

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:41
E pazakontë: Shkon në stërvitje me fanellën e rivalëve të përjetshëm, rojet e sigurisë i mbyllin...

Lojtari i klubit të Antwerp ka zgjuar zemërimin e drejtuesëve të skuadrës dhe të tifozëve.

Didier Lamkel Ze dëshiron largimin nga ekipi belg dhe për të arritur qëllimin e tij po përdor çdo kartë të mundshme, madje edhe duke i kaluar disi limitet.

Futbollisti në fjalë ka vendosur që të paraqitet në stërvitjen e ekipit të tij me fanellën e rivalëve të përjetshëm veshur.

Ze mbante në trupin e tij fanellën e Anderlecht-it, që pas kishte të shënuar emrin e lojtarit të këtyre të fundit, Bolasie.

Një veprim i tillë padyshim që nuk mund të tolerohej nga klubi, teksa rojet e sigurisë nuk e kanë lejuar kamerunasin të hyjë që ambientet e qendrës stërvitore, duke i mbyllur derën me forcë.

Sitting here this morning admiring the pettiness of Royal Antwerp forward Didier Lamkel Zé showing up to training in a rival Anderlecht shirt as he tries to force a move to Panathinaikos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat