Boca Juniors dhe Santos luajtën pa gola (0:0) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa Libertadores në futboll.
Ndeshja në stadiumin “Alberto J. Armando” në Buenos Aires të Argjentinës, nuk solli gola dhe ngazëllim të madh, por pas ndeshjes, delegacioni i mysafirëve ka pasur një përvojë të pakëndshme pas mbërritjes në hotel.
Autobusi i tyre u qëllua me gurë nga tifozët argjentinas.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, megjithëse xhami ishte thyer, dhe ka qenë me fat futbollisti mysafir Jefferson Soteldo, i cili ishte i ulur në vendin ku u hodh guri.
Megjithatë, delegacioni i skuadrës së madhe braziliane u largua nga Buenos Aires, kështu që ata e presin ndeshjen e kthimit në shtëpi, të cilët kërkojnë finalen e madhe.