Drenica nga Skenderaj synon të jetë sa më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit. Klubi kuqezi është përforcuar me dy futbollistë.
"Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës!
Në vazhden e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.
Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nenshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.
Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanelën kuq e zi , deri në fund të ketij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri.
Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim , do të prezantojnë edhe përforcime tjera", njofton FC Drenica, anëtar i Superligës së Kosovës.