PSG ka informuar Interin se nuk kanë interesim për mesfushorin Christian Eriksen.
Danezi kaloi të “Parisienët” para 12 muajve duke refuzuar rinovimin me Tottenhamin, por nuk ia doli të gjejë vetën në projektin e Antonio Contes dhe klubi italian e ka vendosur në shitje.
Thuhej se PSG-ja ishte favoriti kryesor, shkaku i trajnerit të ri Mauricio Pochettino që ka punuar me lojtarin për disa vite të Spurs.
Sidoqoftë, sipas ESPN, PSG nuk e sheh si shënjestër 28-vjeçarin dhe tekniku argjentinas gjithashtu nuk është i interesuar.
Interesim për Eriksenin kanë treguar edhe disa klube angleze, si Wolves dhe West Ham, derisa e ardhmja e tij mbetet në dyshime.