Arsenali ka konfirmuar se kanë huazuar 120 milionë euro nga Banka e Anglisë.
“Topçinjtë” janë një ndër skuadrat që janë prekur shumë nga pandemia e COVID-19 dhe këtë e dëshmon kredia e marrë.
Klubi londinez konfirmoi se kanë huazuar 120 milionë euro dhe e kanë paraparë t’i rikthejnë në muajin maj të vitit 2021.
“Si rezultat, ne jemi duke marrë një kredi afatshkurtër 120 milion £ përmes këtij institucioni për të ndihmuar pjesërisht në menaxhimin e ndikimeve të humbjeve të të ardhurave që i takojnë pandemisë. Kjo është një qasje e ngjashme me atë të marrë nga një larmi e madhe e organizatave kryesore në shumë industri, përfshirë sportin, dhe është e ripagueshme në maj 2021”, shkroi klubi në komunikatë.
Mbetet të shihet nëse Arsenali këtë muaj do realizojë ndonjë transferim shkaku i gjendjes jo të mirë financiare.