Prishtina zbulon fanellat me të cilat do të luaj përballë Barcelonës

Futboll

Prishtina zbulon fanellat me të cilat do të luaj përballë Barcelonës

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:54
Prishtina zbulon fanellat me të cilat do të luaj përballë Barcelonës

Prishtina e futsallit do të luaj një duel historik përballë Barcelonës me 15 janar.

Kryeqytetasit si kampion të Kosovës në futsall do të luajnë në raundin e 32 më të mirave të Ligës së Kampionëve, pasi më parë mposhtën Tiranën në raundin e parë kualifikues.

Shorti nuk ishte aspak i favorshëm për ekiopin tonë që do kenë punë me një prej gjigantëve evropian të futsallit, por që i jep atyre mundësinë për të treguar veten.

Prishtina tashmë ka zbuluar edhe fanellat me të cilat do të luaj në këtë takim special.

Ishte kapiteni, Jeton Rukovci ai që iu dhuroi disa fëmijëve fanellat e bardha me të cilat do paraqiten kundër Barcelonës.

Lajmi u konfirmua edhe nga faqja e kryeqytetasëve në rrjetin social facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat