Sulmuesi holandez ka konfirmuar se mund të mbetet në klubin francez deri në fund të sezonit
Transferimi i Memphis Depayt në Barcelonë gjatë janarit duket se nuk do të ndodhë.
Në fakt, sulmuesi holandez ka njoftuar se mund të mbetet në Lyon së paku deri në fund të këtij sezoni.
Kohëve të fundit spekulohej se 26 vjeçari mund të përfundojë në “Camp Nou” gjatë këtij muaji.
Atë e do me ngulm trajneri Ronald Koeman.
Kontrata e futbollistit me klubin francez do të përfundojë gjatë verës që vjen.
Dhe, duket se gjiganti katalunas preferon më shumë të presë dhe ta marrë atë gratis në fund të sezonit, sesa të paguajë tash për të.