Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, po përgatitet për pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Renova do t’i luajë tri ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve dimërore.
Pas fillimit të përgatitjeve, skuadra e trajnerit Qatip Osmani do të ketë miqësoren e parë ndaj Rabotniçkit më 24 janar. Vetëm dy ditë më vonë, ata do të luajnë në Tetovë kundër Dritës nga Bogovina.
Dueli me ekipin e ligës së dytë, Ohri, është caktuar për 3 shkurt në Ohër, dhe gjatë përgatitjeve përgjatë bregdetit të Ohrit, janë rënë dakord edhe për disa ndeshje tjera miqësore.
Renova luan ndeshjen e parë në pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë kundër Bellasicës në Tetovë.