Skuadra e futbollit Gjilani fillon përgatitjet për stinorin pranveror, me synime që të janë sa më lartë në Superligën e Kosovës.
Gjilanasit përfundojnë në pozitën e katërt me 29 pikë gjatë vjeshtës apo me 12 pikë me pak se lideri, rivali i përbetuar Drita nga Gjilani.
“Pas pushimit dy javor, futbollistët kuq e bardh janë rigrumbulluar për ti filluar përgatitjet për fazën e dytë kampionale të edicionit 2020/2021, në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e udhëhequr nga kryetrajneri, Bylbyl Sokoli, me ndihmësit e tij, përgatitjet i nisi në stadiumin ndihmës sintetik në Gjilan.
Gjendja e futbollistëve në fillimin e përgatitjeve është e stabile dhe pa ndonjë lëndim, kurse në grumbullimin e parë të skuadrës munguan Keita Razak e Keita Aziz, të cilët brenda disa ditëve pritet ti bashkohen grupit të bashkëlojtarëve të tyre.
Skuadra përgatitjet do ti vazhdojë për disa ditë në qytetin e Gjilanit, ku pastaj do të udhëtoj jashtë vendit për t'i vijuar përgatitjet, me vendin dhe datën mbi të cilat klubi do ju informojë me kohë”, njofton SC Gjilani.