Manchester Unitedi ka gjetur një alternativë më të lirë se sulmuesi i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Bayern Munichut, Kingsley Coman, kartoni i të cilit vlen 50 milionë euro.
Unitedi synon përforcime në sulm dhe Coman mund t’i jep skuadrës së Solskjaerit më shumë shpejtësi në sulm.
Bayerni nga ana tjetër shpreson ta mbajë 24-vjeçarin, që ka qenë çelësi në fitoren ndaj PSG-së në finale duke realizuar golin e fitores.
Coman ka fituar disa trofe me Bayernin si dhe me klubin e vjetër, Juventus, andaj ndoshta do e ‘josh’ kalimi në Premierligë.