Gjiganti italian AC Milan është duke e monitoruar situatën e sulmuesit francez Florian Thauvin, raporton “CalcioMercato”.
Kontrata aktuale e Thauvin me Marseille do të skadojë këtë verë, dhe klubi i tij është i gatshëm ta humbasë atë si agjent të lirë.
AC Milan janë të gatshëm t’i ofrojnë Thauvin një kontratë katër vjeçare, ku edhe janë favoritë për të nënshkruar me sulmuesin.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Milanit do të arrijnë ta bindin Thauvin të nënshkruaj kontratë për 'Rossonerët'.