Vedat Muriqi prej kohësh flitet se mund të largohet nga Lazio në merkaton e janarit, teksa shkak për këtë është bërë forma e sulmuesit të Kosovës, i cili deri tani nuk ka bindur trajnerin dhe drejtuesit.
Megjithatë futbollisti shqiptar ka gjetur ditën e sotme golat e parë me fanellën e Lazios, ndonëse nuk ishte ndeshje zyrtare.
Trajneri Inzagi vendosi të zhvillojë një ndeshje miqësore, mes lojtarëve të ekipit të parë që janë aktivizuar më pak dhe skuadrës Primavera.
Ndeshja u fitua 6-4 nda ekipi i parë, me Muriqin që shkëlqeu në këtë ndeshje, duke realizuar tripletë golash dhe duke i dërguar kështu një mesazh drejtuesve dhe trajnerit për të ardhmen.