Për shkak se edhe lojtari është i mllefosur dhe e di situatën e tij në klub, ai nuk dëshiron që të flet për shtypin pasi që edhe ndjehet i parehatshëm.
Kjo është diçka që ka pretenduar edhe gazetari i Voetbal International, Süleyman Öztürk, i cili thotë se Van de Beek është ‘zhgënjyer’ me atë që ka ndodhur me të në Old Trafford.
“Unë mendoj se Donny është gjithashtu i zhgënjyer nga kjo situatë dhe prandaj nuk dëshiron të japë intervista. Ai është i mërzitur për situatën ‘, tha Öztürk (përmes Soccer News).
Man United e ka transferuar lojtarin nga Ajax me një marrëveshje 39 milion euro verën e kaluar, Van de Beek tashmë ka 20 paraqitje për klubin, me një total prej vetëm 762 minutash deri më tani.