Ish-numri një i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA-s, Sepp Blatter është shtrirë në spital.
Raportimet e fundit në Zvicër pretendojnë se ish-presidenti Blatter u dërgua me urgjencë në spital dje (e enjte).
Vajza e Blatter, Corrina ka konfirmuar një gjë të tillë për “Blick”, derisa ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të babait të saj.
“Babai im është në spital dhe po përmisohet çdo ditë. Ai ka nevojë për kohë dhe pushim. Në emër të familjes sime, unë kërkoj privatësi”, ka thënë ajo për “Blick”.
Sepp Blatter dha dorëheqje nga i pari i FIFA-s në vitin 2015 pas një skandali me korrupsionin.