Një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, Ernest Muçi, që mbron ngjyrat e KF Tiranës, duket se karrierën e tij do ta vazhdojë në Austri.
Një nga klubet që po monitoron prej kohësh talentin 19-vjeçar është Rapidi i Vienës.
Sipas raportimeve të “Laola1.at”, thuhet se Rapidi ka ofruar 400 mijë euro për të siguruar shërbimet e ylli të Tiranës.
“Kaltërebardhët” kryeqytetas duan 500 mijë euro për të lëshuar Muçin të largohet, por një ofertë si ajo e Rapidit duke e kënaqshme nga drejtuesit e klubit.
Për talentin në fjalë kanë shprehur interesim klube nga Zvicra dhe Suedia.