Pas kritikave të Gattusos ndaj Maksimoviqit, Amir Rrahmani pritet të jetë titullar!
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso kishte bërë disa deklarata pas ndeshjes së Napolit ndaj Spezias, në të cilat kishte thënë se ishte gabim i tij që mbajti në fushë mbrojtësin, Maksimoviq, duke pas parasysh nervozizmin e tepërt të tij.
Mediat lokale në Napoli pretendojnë se ndeshjen e ardhshme kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani mund të jetë titullar në ndeshjen e radhës së Napolit në udhëtim te Udinese duke marrë parasysh mungesën e Kalidou Koulibalyt.
Kujtojmë se Amir Rrahmani ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit është inkuadruar në minutën e 87-të.