Trajneri i Wolverhampton, Nuno Espirito Santo sqaroi rikthimin në skuadër të Patrick Cutrone, i cili ishte i huazuar te Fiorentina.
46-vjeçari deklaroi se për shkak të situatës së krijuar nga dëmtimet drejtuesit e klubit vendosën të rikthenin në ekip si Cutronen ashtu edhe Morgan Gibbs-White.
Mendojmë se ata janë një force e shtuar dhe se mund të na ndihmojnë.
Përsa i takon të ardhmes së sulmuesit italian, Espirito Santo deklaroi se shpreson që 23-vjeçari të qëndrojë dhe të përshtatet sa më parë me ambientin dhe rutinën e skuadrës.