Mikel Damsgard është aktualisht talenti më i përfolur në merkaton e janarit.
Sulmuesi i Sampdorias i cili dhuroi spektakël ndaj Interit me paraqitjen dhe golin e tij, sot është në vëmendjen e gjithë skuadrave më të mëdha italiane dhe europiane.
Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Damsgard 21-vjeçar danez kërkohet nga shumë skuadra dhe midis tyre veçohen pikërisht Interi në Itali, Totenhem në Angli dhe Bajer Leverkuzen në Gjermani.
Në fakt skuadra nga Liguria nuk dëshiron të privohet për talentin danez pasi arriti t’a blejë në korrik nga skuadra e Nordsjaelland.