Lajme pozitive për Milanin, Ibrahimoviç rikthehet të stërvitet me grupin. Ja kur pritet të luajë suedezi!
Lajme të mira në shtëpinë e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka marrë pjesë në stërvitje me grupin e skuadrës pas një muaji e gjysëm.
Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, gjiganti suedez nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjen ndaj Torinos e cila është e programuar të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 20:45.
Me shumë mundësi bomberi suedez do të jetë prezent në sfidën ndaj Kaljarit, të hënën e 18 janarit në mbrëmje në stadiumin “Sardegna Arena”.
Pas shumë mungesave, vjen një lajm i mirë për Stefano Piolin i cili po rikuperon lojtarin e tij më të rëndësishëm.