Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është lojtari me më së shumti minuta të luajtura në vitin 2020, bazuar në të dhënat e CIES.
Asnjë futbollist tjetër profesionist nuk ka luajtur më shumë minuta në ndeshjet zyrtare në vitin kalendarik 2020, se sa, Harry Maguire. Ai është në pozitën e parë me 401 minuta më shumë sesa mbrojtësi i Manchester City, Ruben Dias.
Përkundër moshës, 33, Lionel Messi zë vendin e tretë në renditje, duke zhvilluar kështu 4293 minuta në vitin 2020.
Arsyeja pse ka kaq shumë mbrojtës në renditjen me më së shumti minuta të luajtura është për shkak se nuk e kanë votuar mundësinë e përdorimit të pesë zëvendësimeve për ndeshje.
Lista përbehet edhe nga lojtarë të tjerë siç janë: Bruno Fernandes, Bruno Pacheco, Romelu Lukaku, Victor Lindelof, Raphael Varane etj