Ish-mesfushori i Real Madridit, Royston Drenthe i është rikthyer futbollit pas largimit nga Real Madridi.
Drenthe është bashkuar me Racing Murcian në Spanjë me një kontratë që e mban në skuadër deri në fund të sezonit.
Por, ajo që ka rënë në sy është pesha e tij gjatë seancës së parë stërvitore me skuadrën e re.
Së fundmi, kur luajti në fushën e futbollit ishte viti 2019 kur mbronte ngjyrat e Sparta Rotterdamit.
Ish-lojtari titullar i Real Madridit kishte luajtur gjatë karrierës së tij edhe te Evertoni dhe Feynoordi në Holandë.