Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është deklaruar për të ardhmen e mbrojtësit, Marcos Rojo dhe sulmuesit nigerian, Odion Ighalo.
Ole Gunnar Solskjaer tha se e ardhmja e mbrojtësit të Manchester United, Marcos Rojo, mbetet larg “Old Trafford”, norvegjezi konfirmoi se palët kanë obligim kontraktual deri në verë, kur do të përfundojë kontrata e argjentinasit.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Solskjaer pret një ofertë të Boca Juniors për mbrojtësin dhe se kontrata e tij nuk do të rinovohet.
Po ashtu edhe sulmuesi, Odion Ighalo do të largohet në janar, ndërsa Jesse Lingard ka rinovuar kontratën për një vit, por rinovimi i anglezit duket një strategji për të përfituar para nga shitja e tij.