Real Madrid dëshiron të bëjë “Shopping” tek skuadra e Tottenhamit.
Agjencia e lajmeve, “OKDiario”, raporton se madrilenët kanë si objektiv kryesor transferimin e Heung-min Son.
Sulmuesi aziatik ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi po shkëlqen me fanellën e Tottenhanit duke shënuar gola në vazhdimësi.
Perez do të tentojë ofertën gjatë merkatos së janarit nëse nuk ia del atëherë tentativa e dytë do të jetë gjatë verës.