Trajneri i Newcastle United, Steve Bruce, ka deklaruar se është “moralisht e gabuar” që futbolli të vazhdojë edhe pas rasteve të shumta me Covid 19, tek klubet e Premier Ligës.
Newcastle United ishte klubi i parë që pati një ndeshje të suspenduar, mirpo tani janë rreth 60 ndeshje të suspenduara për shkak të rasteve me koronavirus.
“Financiarisht ka kuptim, por moralisht është e gabuar”.
“E kuptoj që njerëzit duan të shohin një lojë futbolli, por edhe ne jemi njerëz dhe mund të infektohemi njësojë” – u shpreh ai.
Kapiteni i Newcastle United, Jamaal Lascelles, u infektua me virus por pritet të rikthehet për ndeshjen ndaj Arsenalit, këtë të shtunë në FA Cup.