Agjenti i futbollistit të Inter, Christian Eriksen, ka dërguar një ankesë në Komitetin e Garancisë së Sportit.
Sipas “Tuttomerkatoweb.com”, agjenti i futbollistit të Inter, Christian Eriksen, ka dërguar një kërkesë zyrtare për arbitrazh në kuadër të “KONI” (Komiteti Opimpik Nacional i Italisë), kundër Inter.
Këtë e ka bërë të ditur vet Komiteti përmes uebfaqes zyrtare.
“Kolegji i Garancisë dhe Sportit, ka marrë një ankesë për arbitrazh sipas ligjeve në fuçi, kundër klubit Internazionale Milano e nënvizuar me 27 janar 2020, kërkesë e cila do të mundësonte transferimin e lojtarit larg nga klubi i tanishëm”, u tha në deklaratë.