Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton për disa ndryshime në axhendën e javës së 13-të të Kategorisë Superiore.
Ndeshjet Kastrioti-Skëndërbeu, Laҫi-Kukësi dhe Bylis-Tirana, të planifikuara për tu luajtur të shtunën në orën 13:45, janë afruar me 15 minuta, duke parë mungesën e sistemeve të ndriҫimit në këto stadiume.
Partizani-Apolonia e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë nuk kanë asnjë zhvendosje.
E shtunë / Ora 13:30 Kastrioti-Skëndërbeu
E shtunë / Ora 13:30 Laҫi-Kukësi
E shtunë / ora 13:30 Bylis-Tirana
E shtunë / Ora 16:45 Partizani-Apolonia