Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munchen do të ndeshen në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës.
Bayern Munchen hyn në këtë ndeshje pas fitores me përmbysje ndaj Mainz 05, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 5-2 në favor të “Bavarezëve”, ndërsa Borussia Monchengladbach ndeshjen e fundit e kishte fituar në udhëtim tek Arminia Bielefeld.
Bayern gjendet në pozitën e parë me gjithsej 33 pikë, ndërsa Monchengladbach qëndron në pozitën e shtatë me 21 pikë total.
Për “Bavarezët” pritet të mungojnë Gnabry dhe Koman, ndërsa për Monchengladbach do të mungojë Thuram nga suspendimi dhe Lazaro nga lëndimi.
Në pesë ndeshjet e fundit Bayern ka tre fitore dhe dy barazime, ndërsa mysafirët kanë tre barazime, një humbje dhe një fitore.
Formacionet zyrtare të klubeve.
Bayern Munchen: Neuer, Sule, Pavard, Kimmich, Lewandowski, Sane, Costa, Goretzka, Davies, Muller, Alaba.
Borussia Monchengladbach: Sommer, Krammer, Zakaria, Stindl, Lainer, Hoffman, Bensebaini, Ginter, Elvedi, Neuhaus, Embolo.