Vllaznia ka mposhtur Teutën e Durrësit në derbin e javës së 13 në Kategorinë Superiore, për ta blinduar edhe më kreun e elitës shqiptare në futboll.
Shkodranët triumfuan minimalisht me rezultat 1-0, falë golit të Ardit Hoxhajt.
26 vjeçari fillimisht realizoi në minutën e 60′, para se tetë minuta më vonë të përjashtohet direkt me të kuq, duke e lënë kështu skuadrën e tij me disavantazh numerik në fushë.
Por, djelmoshat e Edi Martinit nuk arritën t’i barazonin shifrat, ani pse ishin me një lojtar më tepër për thuajse një gjysmë ore të plotë.
Me këtë trepikësh, Vllaznia shkon në kuotën e 29 sosh, për të rritur diferencën ndaj përcjellësit të parë, njëherit kundërshtarit të sotëm.