Futbollisti i futsallit, Azem Brahimi po tregon seriozitet të lartë në punën e tij.
Brahimi, zyrtarisht ka pranuar shiritin e kapitenit te skuadrës çeke, Sparta Praga.
Por, se si po shkojnë stërvitjet nën drejtimin e tij dhe se si po ndihet ai me detyrën e re, na tregoi vetë, Brahimi në një prononcim.
“Është privilegj i madh për mu me u emëru kapiten i skuadrës më të madhe në Çeki, po ashtu ndjenjë e veçantë që mundem me përfaqësu, Kosovën dhe Shqipërinë këtu në Çeki”, tha fillimisht futbollisti.
“Ne sapo jemi kthyer pas pauzës 3 mujore për shkak të Covid-19, jemi duke ecur shumë mirë me stërvitje, kemi lojtarë nga Kolumbia, Brazili e Spanja, kemi shumë shpresa që prapë të bëhemi Kampion”.
Gjithashtu, futbollisti ynë kishte edhe një porosi për sportistët e rinj.
“Kurrë mos ndalojnë së punuari dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre”, përfundoi ai.