Paris Saint-Germain ka konfirmuar rikthimet nga lëndimi dhe gjithashtu përmes nje komunikatë zyrtare ka treguar gjendjen e lojtarëve të tjerë.
PSG ka konfirmuar rikthimin e disa lojtarëve në formacionin bazë, skuadra parisiene ka konfirmuar poashtu progresin e lojtarëve si Neymar.
Klubi në uebfaqen zyrtare ka konfirmuar gjendjen e të gjjithë lojtarëve.
Alessandro Florenzi është rikthyer nga lëndimi, ai ishte dje në stërvitje me skuadrën. Mauro Icardi, ishte përsëri në stërvitje me skuadrën në fillim të javës dhe
Layvin Kurzawa i cili ishte i lënduar ishte prezent në stërvitje me skuadrën ditën e djeshme.
Ndërsa Neymar Jr, thuhet se nuk është gati për tu rikthyer po se është duke ndjekur stërvitje individuale, duke vrapuar dhe duke u rikuperuar.
Rafinha është pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa lojtarët që nuk kanë arritu rikuperim janë: Leonardo Paredes, Danilo Pereira, Presnel Kimpembe dhe Juan Bernat.