Nick Stathopulos nda firma “BC Partners” është favoriti kryesor për të blerë shumicën e aksioneve të Inter.
Sipas “Calciomercato.com” në Itali, thuhet se fondi privat i quajtur “Bc Partners” janë tejet të interesuar për të investuar në Inter dhe nuk do të përjashtojnë blerjen e një pjese të shumicës së aksioneve nga Suning.
Pronarët kinezë të “Nerazzurrëve” po kërkojnë investitorë të rinj për të ndihmuar në forcimin e fuqisë ekonomike, pas pasojave nga pandemia e COVID-19 në klubet e futbollit në të gjithë botën.
“BC Partners” është një fond privat i bazuar në Londër, aty në krye është Nick Stathopulos, që është faktori kryesor për inicimin e blerjes së Inter.
Thuhet se greku flet pesë gjuhë, Spanjishten, Italishten, Greqishtën, Anglishten dhe Frengjisthen, ai njihet për pasionin e tij për sportin, ku ndër to është edhe Basketbolli, ku në artikull thuhet se ai luante edhe me yllin e Hollywood, Gerorge Clooney. Ai kishte bërë investime në tërë Evropën që nga viti 2011.
Ai kishte blerë Coin në itali në vitin 2011 për shumën 1.3 miliardë euro.