Liverpooli mbrëmë siguroi kalimin tutje në raundin e ardhshëm të FA Cup.
Kampioni aktual anglez triumfoi 1-4 si mysafir i Aston Villas, falë një paraqitje fenomenale në pjesën e dytë.
Meritë të madhe në këtë drejtim pati edhe Xherdan Shaqiri, i cili me t’u inkuadruar në lojë, brenda katër minuash asistoi dy herë për Manen e Salah, që regjistruan shifrat përfundimtare të sfidës.
Pas takimit, trajneri gjerman, Jurgen Klopp u pyet nga një gazetar për ndikimin e Shaqirit në rezultat, teksa tekniku nuk ngurroi të thurr lavde për djaloshin kosovar, duke thënë se ishte shumë i mirë mes linjave.
“Po, Shaqiri ishte shumë i mirë, Takumi ishte shumë i mirë mes linjave, Shaqiri bëri mirë, Thiago bëri mirë”, tha ndër të tjera ai.