Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë këtij viti ka arritur suksese të mëdha në karrierë, duke bërë që emri i saj të përmendet edhe në tregun ndërkombëtar.
Krahas kësaj, ajo këtë vit ka njoftuar për lidhjen e re me futbollistin e artistin afrikan, Keith Groeneveld.
Të njëjtit kanë shijuar një kohë të mirë së bashku, ndërsa mbrëmjen e kaluar, ish futbollisti i Feronikelit ka postuar dy fotografi me aktoren e njohur.
“Fillimi i një diçkaje të bukur. Zoti më dha një dhuratë të mrekullueshme dhe ajo ishe ti” – shkroi ai në Instagram.