Transferimi i tij te Tirana u bë një fakt i kryer në fund të dhjetorit por mesa duket akordi përfundimtar mes Ferhan Hasanit dhe bardhebluve ende nuk është arritur.
Me bllokimin e merkatos së Tirana u përfol për një kalim të Bubas në Indi, por deri tani ky transferim nuk ka ndodhur dhe sëfundmi në skenë ka hyrë edhe ish-klubi i fantazistit Shkëndija e Tetovës.
Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, Hasani ka refuzuar ofertën e parë të kuqezinjëve, por tetovarët i kanë bërë një ofertë tjetër në kushte akoma më të mira financiare dhe futbollisti po mendohet.
Tirana megjithatë me zhbllokimin e merkatos po qëndron gati dhe do të bëjë çmos për të transferuar në kampionatin shqiptar 30-vjeçarin.