Tirana kërkon fitore

Futboll

Tirana kërkon fitore

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:19
Tirana kërkon fitore

Tirana është gati për takimin me Bylisin. Trajneri Nevil Dede mbylli dje përgatitjet për sfidën me ballshiotët, pas një ore punë në “Skënder Halili”.

Me Sasrakun që është stërvitur veçmas dhe Giamfun po ashtu, Dede ka ndërtuar 11-shen anti-Bylisi. Në portë do të nisë si titullar Bekaj, ndërsa në mbrojtje treshja Toshevski, Najdovski dhe Hoxhallari.

Krahët do të përbëhen nga Halili e Ismajlgeci, ndërsa në qendër të mesfushës do të pozicionohen Toli e Batha.

Pak më para tyre, mund të luajë Sulej, ndërsa Giamfi e Kuka janë gati për të qenë titullar. Në sulm dyshja Muçi e Danso, të cilët do të kërkojnë të shënojnë golin në këtë sfidë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat