Amir Rrahmani është kthyer në një çështje te Napoli. Nga një titullar i padiskutueshëm te Verona ku aktivizua në 36 nga 38 ndeshjet e sezonit të kaluar në Serie A, kapiteni i Kosovës ende nuk ka debutuar me Napolin në këtë sezon edhe pse të kaltrit në verë shpenzuan 14 milionë euro për kartonin e tij.
Janari pritet të jetë muaji deçiziv për të ardhmen e Rrahmanit pasi nëse nuk gjen fare hapësira as në ndeshjet e ardhshme ai mund të huazohet në një tjetër skuadër.
Il Mattino sot flet për situatën e dardanit të kombëtares së Kosovës.
Sipas të njëjtit burim bëhet me dije se mundësia e Rrahmanit për ta nisur nga minuta e parë mund të vijë nesër në Udine ndaj vendasve. Nga ana tjetër gjatë ndeshjeve të fundit as Hysaj nuk ka luajtur rregullisht.