Në tërmetin e nëntorit të vitit 2019, dy djem të vegjël shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Kryeministri Rama bën realitet ëndrrën e fëmijëve, duke ju mundësuar takimin me idhullin e tyre, Cristiano Ronaldon.
Duhet përmendur faktin se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një tifozë i flakët i Juventusit.
Ky takim u përfol shumë por ku qëndron e vërteta.
Në emisionin “Pasó” gjatë një interviste për Top Albania Radio, ishte i ftuar vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, i cili ka sqaruar gjithçka rreth këtij takimi.
“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë.
Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio, sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë. Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq”, u shpreh drejtori Partizanit, Olsi Rama.