Liverpooli mundi Aston Villën në transfertë me 4:1, për të avancuar në raundin tjetër të FA Kupës.
Skuadra e Jurgen Kloppit luajti ndaj një ekipi të kategorisë U23 të Aston Villës, kjo pasi te skuadra A kishte disa raste me “Covid-19” dhe nuk u lejuan ta zhvillonin takimin.
Por, një gjë interesante ndodhi pas ndeshjes, ku futbollisti i ri i Aston Villës dhe golashënues në këtë takim, Lui Beri shkëmbeu fanellën me Fabinhon.
Trajneri i reagoi menjëherë, duke i thënë se fanella e debutimit nuk dhurohet, dhe sulmuesi i ri vrapoi në tunel te braziliani për ta marr fanellën e tij, por ky i fundit ia dhuroi përsëri të veten.