Jasir Asani është pranë largimit nga Partizani, teksa pritet të vazhdojë karrierën në dubai.
Pas largimi të Asanit, Partizani nuk ka nevojë të shpenzojë për zëvendësuesin.
Kjo pasi në mesin e muajit shkurt, rikthehet nga pezullimi Erald Çinari.
24-vjeçari shkodran tregoi sezonin e shkuar se është një nga lojtarët më të mirë në Superiore kur aktivizohet në të djathtë të sulmit, ku shpeshherë është problematik me të majtën e tij.
MERKATO – “Demat” po studiojnë tregun për t’u përforcuar në repartet e tjera dhe janë plot 6 futbollistë që priten të firmosin me të kuqtë. Stenio Zhunior, Valentino Murataj dhe Franci Lala janë tre nga emrat, ndërsa me të tjerët, vazhdojnë bisedimet.