Futbollisti me përvojë të madhe, Taulant Dajaku është në bisedime dhe gati për tu rikthyer në Superligë.
Burime të Gazetës Olle mësojnë se mesfushori që së fundmi djersiti fanellën e Ferizajt është pranë rikthimit tek skuadra e Drenicës.
Marrëveshja mes Drenicës dhe Dajakut duket shumë afër, me bisedimet që raportohen të jenë në fazën e avansuar.
Ai do të ishte përforcimi i radhës për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli që deri më tani ka afruar në ekip edhe disa futbollistë të tjerë si: Rogova, Frashëri, Rapo dhe Gjoni.
Drenica stinorin vjeshtor e kreu në pozitën e parafundit në tabelë, e kjo është dhe arsyeja se pse ata janë kaq aktiv në merkaton dimërore.