Mbappe dhe largimi nga PSG?! Fabrizio Romano jep të rejat e fundit

Futboll

Mbappe dhe largimi nga PSG?! Fabrizio Romano jep të rejat e fundit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:05
Mbappe

Afati kalimtar i janarit ka aktivizuar gazetarët më të besueshëm që të japin informacionet më të fundi rreth transferimeve të reja që mund të ndodhin.

Së fundmi, një ndër gazetarët më të besueshëm, Fabrizio Romano, ka dhënë të reja mbi çështjen e sulmuesit Kylian Mbappe.

Ai ka thënë se kanë nisur bisedimet mes lojtarit dhe presidentit të Paris Saint-Germain, Al-Khelaifi, të cilat gjithmonë janë optimiste.

“Kur një klub ka shumë para, kjo e bën edhe më të lehtë punën e negociatave. Por, gjithçka mbetet në dorë të lojtarit në fund”, thotë ai.

Romano tregon se ka biseduar edhe Parisin mbi transferimet e tyre të fundit, mirëpo ata janë përgjigjur se “transferimet tona të reja do të jenë kontratat e reja për Mbappen dhe Neymarin”, dhe janë të bindur se lojtarët do të qëndrojnë.

Në anën tjetër, në qoftë se Mbappe nuk vendos që të qëndrojë, atëherë do të jetë një alarm për gjithë klubet në botë sepse të gjithë duan transferimin e 22 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat