Fazliji me të ardhme të ndritur, kompania gjigante sportive bëhet sponsore e tij!
para 34 sekondave
“Dardani” më i ri, Betim Fazliji tani e tutje do të vishet nga marka botërore, “Puma”.
Menagjmenti i futbollistit arriti marrëveshjen e madhe që e bënë Fazlijin tashmë një nga figurat kryesore në Zvicër të kësaj kompanie të veshjeve sportive.
Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes rrjetit social instagram.
“Puma” ka nën ombrellën e saj edhe yje të njohur të futbollit si Neymar e Aguero, por edhe klube të mëdha ndër të cilat Milan, Manchester City dhe Borussia Dortmund.