Shaqiri: Kam punuar shumë për tu rikthyer

Futboll

Shaqiri: Kam punuar shumë për tu rikthyer

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:22
Kam punuar shumë për tu rikthyer

Liverpool luajti ndeshjen e radhës në FA Cup ndaj Aston Villës, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat 4:1.

Kthesë e madhe e ndeshjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë, i cili asistoi 2 herë me të inkuadruar.

Ai pas ndeshjes ka thënë se është shqetësuese hapësira që iu është ofruar atij këtë sezon.

Jurgen Klopp e ka inkuadruar Shaqirin vetëm në 4 ndeshje në Premierligë këtë sezon, njëra ndër arsyet kryesore janë lëndimet që ai ka pësuar.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha që është e rëndësishme që të shënoni gola dhe të ndryshoni ndeshjen.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.

29 vjeçari gjithashtu tha: “Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, tha Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat