Që nga sot, skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, është edhe më e fortë me mesfushorin slloven, Marko Gajiç.
Ai vjen si një përforcim nga skuadra e Trigllavit dhe aktualisht është 23 vjeç.
Nga ana tjetër, portieri, Vullnet Islami, i cili kaloi vjeshtën si pjesë e ekipit të Dritës nga Bogovina, u kthye në Renovë.
Klubi njoftoi në faqen e tij zyrtare, duke theksuar se Islami praktikisht është kthyer në shtëpi.
Portieri është një produkt i shkollës së Renovës dhe tani ai po kthehet në folenë e vjetër.