Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A, rikthehet sot me disa ndeshje në kuadër të xhiros së 17.
Ndeshja më interesante do të jetë mes AC Milan dhe Torino.
Milan rikthehet në këtë ndeshje pas humbjes së parë këtë edicion, të cilën ia shkaktoi Juventus si mysafirë me rezultat 1:3.
Pas 16 xhirosh, “Rossonerët” kryesojnë tabelën e Serie A, respektivisht gjenden në pozitën e parë me 11 fitore, katër barazime dhe një humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 37 pikë.
Në anën tjetër, Torino pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, kanë regjistruar vetëm dy fitore, gjashtë barazime dhe tetë humbje, duke u pozicionuar në vendin e 17 me 12 pikë.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e të gjitha ndeshjeve të sotme në Serie A.
15:00 Benevento (10) – Atalanta (7) (Stadiumi Municipal Ciro Vigorito)
18:00 Genoa (12) – Bologna (19) (Stadiumi Luigi Ferraris)
20:45 AC Milan (1) – Torino (17) (Stadiumi San Siro).